Bashkevendas të nderuar,

Fondacioni Plavë - Guci është organizatë jofitimprurëse me karakter kombëtar, humanitar e kulturor në bazë të Legjislacionit Amerikan. FPG është krijuar në baza vullnetare nga Shqiptaro-Amerikanët e ardhur nga treva e Plavë- Gucisë, dhe është i hapur për të gjithë të tjerët. FPG në zgjedhje, vendime dhe aktivitet të përgjithshëm është demokratik. Qëllimi i FPG është që me aktivitetin e vetë t’i bashkojë të gjithë bashkëvendasit tanë në aksione, me qëllim për ta ndihmuar Vëndlindjen me humnizëm duke mbledhë ndihma. Në të njëten kohë të jemi të organizuar këtu në Diasporë me qëllim të ruajtjes së identitetit tonë. Të nxjerrim në pah dhe të ruajmë virtytet tona familjare, kulturore dhe njerëzore. Të ndihmojmë në mos-shpërnguljen nga treva e Plavë - Gucisë që është bërë kaq e dhimbëshme. Objektiva e Fondacionit është që t’i afrojë të gjithë njerëzit, që si shoqëri që kemi rrënjë të përbashkëta nga ato troje me plot potencial njerëzor dhe kapital, të organizohemi më mirë, dhe të vejmë themele të shëndosha për gjeneratat që vijnë.

Plani dy vjecar

1. Të perfshij sa më shumë njërez të Plavë - Gucise në antaresi vjetore.
2. Të japim kontributin tonë dhe përkrahim cdo aktivitet-iniciative që ndihmon organizimin tonë në aspektin humanitar, kulturor-argetues dhe rekreativ-sportiv.
3. Afrimi i brezit të ri, sdudenteve dhe nxenesve në fondacion, motivimi i tyre dhe ndihma për shkollim të larte që neser si kuadro të reja të jenë pjestar të vyeshem të komunitetit Shqiptaro-Amerikan.
4. Organizimin e pervjetoreve dhe festave kombetare ketu në SHBA. Organizimin dhe pjesemarrjen në takime me interes të komunitetit gjithshqiptar.
5. Cdo vit të mbledhim ndihma monetare dhe ti ndajm bursat (scholarship) Të drejtë burse kanë të gjithë ata studentë të cilët përmbushin kërkesat e parashtruara nga Fondacioni Plavë Guci.

 

Cdo vit kryesia e Fondacionit do të ju informoj për aktivitetin, mbledhjen e parave dhe shpenzimin e tyre. Të gjitha këto do të mvaren nga përkrahja dhe pjesemarrja e juaj rreth organizimit tonë. Si pike e parë abonohu me antaresi vjetore dhe intresohu për aktivizimin tënd, ka vënd dhe fusheveprim për të gjithë.

Motoja jone: Të ruajm gjenin shqiptar, familjen e shendosh dhe të perfitojm nga begatia dhe edukimi që ofron sisitemi me demokratik dhe me i persosur në botë SHBA.

Kryesia e Fondacionit

 

 

Kryesia e Fondacionit

 
 
Copyright © 2011 fondiplaveguci.com, All Rights Reserved. Web Site designed by alexselimaj.com