Mbrëmje festive në

NEW YORK

 


 

 

 

Bashkevendas të nderuar,

Fondacioni Plavë - Guci është Organizate jofitimprurese ( non for profit) në bazë të legjislacionit Amerikan , e krijuar në bazë vullnetare nga Shqiptaro-Amerikanet e ardhur nga treva e Plavë- Gucis dhe është e hapur për të gjithë të tjeret . Në zgjedhje , vendime dhe aktivitet të pergjitheshem është demokratike.
Qellimi i fondacionit është që me aktivitetin e vetë të bashkoj të gjithë bashkevendasit tonë në aksione me qellim per ta ndihmue vendlindjen me humnaizem duke mbledh ndihma. Në të njeten kohe të jemi të organizuar ketu në daispore me qellim të ruajtjes se identitetit tonë. Të nxjerrim në pah dhë të ruajm virtytet tona familjare, kulturore dhe njerezore. Të ndihmojm në mos-shpernguljen që është bërë kaq e dhimbeshme.
Objektiva e Fondacionit është që në afatin sa me të shkurt të afroj të gjithë nejrezit qe si shoqeri – që kemi rrenje te perbashketa nga ato troje me plote potencial njerezor dhe kapital te organizohemi me mire, meqense është koha e fundit kur mund të vejm themele te shendosha për gjeneratat që vijnë. Të fusim nje fryme të afrisë dhë pozitiviteti në vetveten tonë dhe të pyetemi : - Cka jamë ka bëjë për emrin kolektiv të asaj krahine?

 

Plani dy vjecar

1. Të perfshij sa më shumë njërez të Plavë - Gucise në antaresi vjetore.
2. Të japim kontributin tonë dhe përkrahim cdo aktivitet-iniciative që ndihmon organizimin tonë në aspektin humanitar, kulturor-argetues dhe rekreativ-sportiv.
3. Afrimi i brezit të ri, sdudenteve dhe nxenesve në fondacion, motivimi i tyre dhe ndihma për shkollim të larte
që neser si kuadro të reja të jenë pjestar të vyeshem të komunitetit Shqiptaro-Amerikan.
4. Organizimin e pervjetoreve dhe festave kombetare ketu në SHBA. Organizimin dhe pjesemarrjen në takime me interes të komunitetit gjithshqiptar.
5. Nga mjetet e mbledhura të ndajm bursa (scholarship) për student në atedhe dhe diasporë.

Cdo vit kryesia e Fondacionit do të ju informoj për aktivitetin, mbledhjen e parave dhe shpenzimin e tyre.
Të gjitha këto do të mvaren nga përkrahja dhe pjesemarrja e juaj rreth organizimit tonë. Si pike e parë abonohu me antaresi vjetore dhe intresohu për aktivizimin tënd, ka vënd dhe fusheveprim për të gjithë.

Motoja jone: Të ruajm gjenin shqiptar, familjen e shendosh dhe të perfitojm nga begatia dhe edukimi që ofron sisitemi me demokratik dhe me i persosur në botë SHBA.

Kryesia e Fondacionit

 
 
Copyright © 2011 fondiplaveguci.com, All Rights Reserved. Web Site designed by alexselimaj.com